Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të martë kryeqytetin, ku një konflikt mes dy punonjësve të një lokali në zonën e Komunës së Parisit ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre.
Viktimë ka mbetur 34-vjeçari Indrit Ismaillari, që punonte si kuzhinier në lokalin “City Lounge”. Ai është goditur me thikë nga picieri Filip Shehu, pas një sherri të çastit brenda ambientit të punës.
Autori u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa në dëshminë e parë ka deklaruar se konflikti nisi për arsye pune.

Në fotografinë e siguruar, shihet momenti kur Filip Shehu vihet në pranga nga forcat e policisë, pak minuta pas krimit.
Policia informojnë se autori dhe viktima ishin të dy punonjës të lokalit dhe se krimi ka ndodhur brenda ambienteve të “City Lounge”
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites së sotme në zonën e Komunës së Parisit.
34-vjeçari Indrit Ismaillari humbi jetën në spital si pasojë e plagëve.
“Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit”, informuan blutë.


