Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vra*ja e Ramazan Matajt/ Dalin detaje tronditëse, autori u hoq si femër në Instagram dhe pagoi një vajzë për të mashtruar viktimën

    October 18, 2025

    Disa detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e Ramazan Matajt, ngjarje e ndodhur më 5 janar në Postribë të Shkodrës, për të cilën janë arrestuar dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj. Arjon akuzohet si organizator dhe ekzekutor, ndërsa Klisman si bashkëpunëtor.

    Dosja e mbërritur në gjykatën e Shkodrës tregon se Arjon Hasaj, autori kryesor, përdori një profil mashtrues në Instagram, duke u paraqitur si femër, për të organizuar takimin me viktimën. Ai ka pranuar vetë autorësinë e krimit dhe ka deklaruar se pagoi një vajzë rome për t’i dërguar dy mesazhe zanore Matajt, duke e bindur se po fliste me një femër.

    Sipas rrëfimit të Hasajt, motiv për vrasjen u bënë tensionet familjare: viktima ishte akuzuar për marrëdhënie seksuale dhe shpërndarje të fotove dhe videove intime, si dhe si shkaktari i dy divorceve të motrës së autorit, Armela Hasaj, me të cilën kishte lidhje prej vitesh.

    Arjoni ka deklaruar gjithashtu se 2-3 netë përpara ngjarjes kishte parë një video të motrës së tij në Instagram, ku identifikoi makinën e Ramazan Matajt, gjë që e rëndoi psikologjikisht. Në natën e ngjarjes, pasi viktima mbërriti me makinë, Arjoni qëlloi 18-19 herë me një pushkë 20-she dhe më pas u largua me biçikletë, duke fshehur armën pas shtëpisë. Ai pranoi se askush nuk e kishte ndihmuar dhe se kishte qenë i rënduar psikologjikisht, ndërsa shprehu pendesë për krimin.

    Pas arrestimit të dy të pandehurve, përgjimet e kryera në komisariat zbuluan se ata fillimisht kishin rënë dakord të mohueshin, por pas sekuestrimit të armës dhe municionit, Arjoni pranoi vrasjen. Ai u arrestua në Muriqan duke tentuar të kalonte në Malin e Zi menjëherë pas krimit.

    Motra e autorëve, Armela Hasaj, ka deklaruar se që nga viti 2018 kishte një lidhje me Ramazan Mataj dhe se shpesh ishte kanosur nga ai, duke bërë kallëzime dhe duke marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykata. Ajo tha se Mataj e përndiqte, duke i shkruar nga adresa fallco dhe shpërndarë materiale intime.

    Babai i viktimës, Fatmir Mataj, tregoi se djali i tij i kishte thënë se do të takonte një vajzë nga fshati Drisht, por mesazhet dhe telefonatat e tij gjatë natës nuk morën përgjigje, dhe mëngjesi i gjeti lajmin e vrasjes përmes mediave. Babai i dy autorëve, Rrustem Hasaj, deklaroi se nuk kishte dijeni për krimin, profilin mashtrues në Instagram apo armët e fshehura.

    Prokuroria thekson se janë siguruar prova materiale, përfshirë armën, municionin dhe gëzhojat, dhe çështja do të vazhdojë në gjykatë. Hetimet dhe dëshmitë e familjarëve dhe dëshmitarëve të tjerë mbeten pjesë e procesit gjyqësor.

    arjon hasaj instagram klisman hasaj Ramazan Mataj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.