Avokati i Elvis Shkambit, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ka dhënë detaje rreth çështjes në emisionin “Breaking” të Top News.
Kujtim Ibra tha se ka vendosur të marrë në dorë mbrojtjen e 30-vjeçarit për shkak të njohjes familjare. Ai bëri të ditur se kanë kërkuar një ekspertim mjeko-ligjor për shëndetin mendor të Shkambit.
“Si shkak i njohjes familjare mora çështjen. Kërkojmë ekspertimin mjeko-ligjor të Shkambit për shëndetin e tij mendor. Ai ka shfaqur pendesë dhe ka kërkuar falje për gjyqtarin dhe për dy të plagosurit,” – tha avokati.
Ngjarja tronditëse ndodhi gjatë seancës së gjyqit, kur Shkambi qëlloi me armë zjarri duke vrarë gjyqtarin Kalaja dhe plagosur dy persona të tjerë.


