Pas një kallëzimi për vjedhjen e një automjeti të marrë me qira në Belsh, specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik reaguan menjëherë dhe organizuan një operacion hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur arrestimi i shtetasit L.D., 49 vjeç, banues në Belsh, i dyshuar si autori i vjedhjes. Gjatë operacionit, automjeti i vjedhur u sekuestrua dhe iu kthye pronarit ligjor.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të siguruar ndëshkimin e autorit.


