Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Fordi përplas 25-vjeçarin me biçikletë në Lushnje, dërgohet me urgjencë në spital

    “Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je”, Marta Kos kundër iniciativës Rama-Vuçiç: Rregulli është i thjeshtë

    Pse “askush nuk është i sigurt” në luftën me dezinformatat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vjedhje dhe ar*ëmbajtje pa leje, dy të arrestuar në Vlorë

    January 8, 2025
    Vjedhje dhe ar*ëmbajtje pa leje, dy të arrestuar në Vlorë

    VLORË-“Blutë” e Vlorës kanë vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale. Bazuar në informacionet paraprake të policisë, mësohet se është arrestuar një 17-vjeçar pasi i vodhi me dhunë një shtetaseje të huaj, çantën ku mbante para dhe sende personale.

    Ndërkohë pas hekurave ka përfunduar edhe një  42-vjeçar pasi akuzohet  për armëmbajtje pa leje.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

    DVP Vlorë/Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në qarkun Vlorë.

    ✅ I vodhi me dhunë një shtetaseje të huaj, çantën ku mbante para dhe sende personale, ndalohet 17-vjeçari.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetase filipinase, se një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, në rrugë, çantën me një shumë parash dhe sende personale, nisën punën për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.

    Nga veprimet e shpejta hetimore, analizimi i kamerave të sigurisë dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit O. S., 17 vjeç, banues në Vlorë.

    Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale çantën, me një celular, dokumente identifikimi dhe disa karta banke.

    ✅ I akuzuar për armëmbajtje pa leje, kapet dhe vihet në pranga 42-vjeçari.

    Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit A. L., 42 vjeç, banues në Vlorë.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 21.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

    Materialet iu referuan Prokurorisë, për të dyja rastet, për veprime të mëtejshme./Radar.al 

    dy te arrestuar Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Fordi përplas 25-vjeçarin me biçikletë në Lushnje, dërgohet me urgjencë në spital

    April 19, 2026

    “Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je”, Marta Kos kundër iniciativës Rama-Vuçiç: Rregulli është i thjeshtë

    April 19, 2026

    Pse “askush nuk është i sigurt” në luftën me dezinformatat

    April 19, 2026

    De Bryjn betohet për besnikëri ndaj Napolit, zgjedhja e Kontes nuk ia ndryshon mendimin

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.