Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri/ Plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

    Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Paratë me thasë në zyrën e ish-drejtoreshës, u largua me një qese të bardhë transparente

    Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet një motor i braktisur buzë detit në Sarandë, dyshohet i autorëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, vetëm në muajin Maj ka frekuentuar 27 herë kazinonë te “Plaza”

    July 18, 2026
    Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, vetëm në muajin Maj ka frekuentuar 27 herë kazinonë te "Plaza"

    Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, e dyshuar për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.

    Ndërkohë, për dy personat e tjerë nën hetim, Valbona Dunin dhe Paola Danajn, gjykata vendosi masën “arrest në shtëpi”.

    Gjatë seancës, Prokuroria ka paraqitur detaje nga hetimi, duke sjellë të dhëna mbi frekuentimin e ambienteve të lojërave të fatit nga Mataj dhe bashkëshorti i saj.

    Sipas të dhënave të paraqitura nga organi i akuzës, Elisabeta Mataj rezulton me 335 hyrje në kazino, ndërsa është cilësuar si frekuentuese e rregullt e një prej ambienteve, “Plaza”. Vetëm gjatë muajit maj, sipas Prokurorisë, ajo ka pasur 27 hyrje në këtë ambient.

    Po sipas hetuesve, bashkëshorti i saj rezulton me 340 hyrje në kazino, shkruan syri.

    Prokuroria ka referuar gjithashtu edhe për shuma të dyshuara të luajtura në dy kazino në Tiranë, të cilat janë pjesë e verifikimeve në kuadër të hetimit.

    Përballë këtyre pretendimeve, Elisabeta Mataj nuk e ka mohuar frekuentimin e kazinove, por ka kundërshtuar çdo lidhje të tij me shkelje ligjore apo me detyrën e saj.

    “Unë jam qytetare e lirë. Më shpjegoni se cila është kontrata e firmosur që nuk mund të shkoj në lokale, bare dhe kazino”, mësohet të jetë shprehur Mataj para gjykatës.

    Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata vendosi:

    Të pranojë pjesërisht kërkesën e Prokurorisë.

    Të vlerësojë si të ligjshëm ndalimin e E.M., V.D. dhe P.D.

    Të caktojë ndaj E.M. masën e sigurisë “arrest në burg”.

    Të caktojë ndaj V.D. dhe P.D. masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

    Të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të V.D. dhe P.D. nga dhomat e paraburgimit, nëse nuk mbahen për ndonjë vepër tjetër penale, si dhe ekzekutimin e masave të arrestit në banesat e tyre.

    Të lejojë ankimimin e vendimit brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

    Vendimi u shpall në Durrës më 18 korrik 2026.

    Ish-drejtoresha Elisabeta Mataj Posta Shqiptare Durrës Vjedhja e 700 mijë eurove
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri/ Plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

    July 18, 2026

    Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Paratë me thasë në zyrën e ish-drejtoreshës, u largua me një qese të bardhë transparente

    July 18, 2026

    Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet një motor i braktisur buzë detit në Sarandë, dyshohet i autorëve

    July 18, 2026

    Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, vetëm në muajin Maj ka frekuentuar 27 herë kazinonë te “Plaza”

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.