Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Botërori 2026/ Rekordet e argjentinasit, Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

    Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

    Humbasin rrugën në malin e Çikës 2 të rinj gjermanë, ekipet e Policisë dhe Zjarrfikëses në terren për shpëtimin e tyre

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Paratë me thasë në zyrën e ish-drejtoreshës, u largua me një qese të bardhë transparente

    July 18, 2026
    Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Paratë me thasë në zyrën e ish-drejtoreshës, u largua me një qese të bardhë transparente

    Report Tv ka siguruar pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit, për rastin e vjedhjes së 700 mijë eurove nga filjani i Postës Shqiptare në Durrës. Për këtë rast Gjykata e Durrësit la në masën e sigurisë “arrest në burg” ish-drejtoreshën e Postës Durrës, Elisabeta Mataj, ndërsa ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana u lanë në “arrest shtëpie”.

    Në dosje, referuar pamjeve filmike, theksohet se në ambientet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, lëvizjet e parave janë kryer në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e Postës.

    Prokuroria ka zbuluar disa raste të lëvizjes së shumave të mëdha të parave (me thaës), duke anashkaluar protokollin zyrtar

    “Ora 15:39:08, drejtoresha e Filialit Posta Shqiptare Durrës, Elisabeta Mataj, largohet nga zyra me një qese të bardhë transparente me sende që nuk mund të përcaktohen”, është vetëm një nga episodet e dala nga dosja hetimore.

    Pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit:

    Referuar pamjeve filmike të administruara nga kamerat e sigurisë në ambientet e Filialit Durrës qendër (bashkëlidhur kallëzimit), rezulton se nga ana e punonjëseve të postës lëvizjet e vlerave monetare janë kryer në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi dhe me rregulloren e brendshme të Postës Shqiptare SHA.

    1. Konkretisht, në datë 02.04.2026, ora 15:15:29, në Filialin e Postës Shqiptare Durrës u vunë vlerat monetare të shoqëruara nga një punonjës poste dhe nga punonjës i SHPSF “Nazeri”.

    Ora 15:29:12, shefja e financës Valbona Duni, në ambientet e arkës, e pranishme Paola Dana dhe ndihmës-arkëtarja, i bën me shenjë me dorë punonjësit të postës të marrë thesin me vlera monetare.

    Ora 15:29:22, shefja e financës Valbona Duni, bashkë me një punonjës poste, marrin në arkë, në prani të Paola Danës, një thes me vlera monetare, porsaardhur me eskortë/shoqërim nga banka.

    Ora 15:29:50, shefja e financës Valbona Duni merr thesin me vlera monetare nga punonjësi i postës dhe hyn në zyrën e saj.

    Ora 15:30:05, Valbona Duni çon thesin me vlera monetare në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj.

    Ora 15:30:09, Valbona Duni hyn në zyrën e drejtoreshës Elisabeta Mataj.

    Ora 15:30:22, Valbona Duni del nga zyra e drejtoreshës Elisabeta Mataj.

    Ora 15:31:16, Valbona Duni nis të largohet nga puna.

    Ora 15:31:31, Elisabeta Mataj e thërret Valbona Dunin dhe së bashku shkojnë në zyrën e Elisabeta Matajt.

    Ora 15:33:04, nga zyra e drejtoreshës del e para Valbona Duni.

    Ora 15:33:27, Valbona Duni largohet nga puna.

    Ora 15:39:08, drejtoresha e Filialit Posta Shqiptare Durrës, Elisabeta Mataj, largohet nga zyra me një qese të bardhë transparente me sende që nuk mund të përcaktohen.

    Datës 02.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 2330, vlera 5.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë “Lidhje të brendshme dega Shijak”, i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e Degës Shijak, e dyshuar e falsifikuar).

    13:06:04, shefja e financës Valbona Duni, me thesin me vlera monetare, futet në zyrën e saj.

    Datës 14.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 2706, vlera 10.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë “Lidhje të brendshme dega Krujë”, i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Valentina Guni (arkëtare e Degës Krujë, e dyshuar e falsifikuar).

    1. Më datë 15.04.2026, në orën 14:13, shefja e financës Valbona Duni merr një thes me lekë nga arka, e pranishme Paola Dana. Ora 14:14, Valbona Duni me thesin me vlera monetare shkon në zyrën e saj.

    Datës 15.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 2748, vlera 10.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë “Lidhje të brendshme dega Krujë”, i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Valentina Guni (arkëtare e Degës Krujë, e dyshuar e falsifikuar).

    1. Më datë 20.04.2026, në orën 13:39, ndihmës-arkëtarja, në prani të arkëtares Paola Dana, i jep shefes së financës Valbona Duni rreth 10 fasha me prerje kartëmonedhash 5.000 të reja, në qese plastike. Shefja e financës i merr dhe shkon në zyrën e saj.

    Ora 13:39:26, Valbona Duni me qesen me vlera monetare shkon në zyrën e saj.

    Datës 20.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 2866, vlera 5.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë “Lidhje të brendshme dega Shijak”, i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e Degës Shijak, e dyshuar e falsifikuar).

    1. Më datë 24.04.2026, në orën 14:15, vjen punonjësi i shoqërimit të vlerave i “Nazeri” me dy thasë nga banka dhe i lë te arka, e pranishme Paola Dana. Në orën 14:18, njërin nga thasët e merr shefja e financës Valbona Duni dhe shkon te zyra e saj.

    Ora 14:16:51, Valbona Duni merr thesin me vlera monetare dhe shkon në zyrën e saj.

    Datës 24.04.2026 i përket mandati i pagesës nr. 3002 (vendosur me shkrim dore numri 2997), vlera 5.000.000 lekë, me përshkrim për llogarinë “Lidhje të brendshme dega Shijak”, i nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e Degës Shijak, e dyshuar e falsifikuar).

    1. Më datë 30.04.2026, në orën 15:09:07, ndihmës-arkëtarja, në prani të arkëtares Paola Dana, mbush një thes me vlera dhe ia jep shefes së financës Valbona Duni, e cila e merr thesin dhe shkon në zyrën e saj.

    Ora 15:10:03, Valbona Duni me thesin me vlera monetare shkon në zyrën e saj.

    Paratë me thasë në zyrën e ish-drejtoreshës Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Botërori 2026/ Rekordet e argjentinasit, Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

    July 18, 2026

    Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

    July 18, 2026

    Humbasin rrugën në malin e Çikës 2 të rinj gjermanë, ekipet e Policisë dhe Zjarrfikëses në terren për shpëtimin e tyre

    July 18, 2026

    E veshi në finalen e Botërorit 1958, fanella historike e Peles shitet për shifrën marramendëse

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.