Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    E veshi në finalen e Botërorit 1958, fanella historike e Peles shitet për shifrën marramendëse

    July 18, 2026
    E veshi në finalen e Botërorit 1958, fanella historike e Peles shitet për shifrën marramendëse

    Fanella që legjenda braziliane Pele veshi në finalen e Kupës së Botës 1958 është shitur për 4.9 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga “Sotheby’s” në Nju Jork.

    Ajo është tashmë fanella e dytë më e shtrenjtë në historinë e futbollit, pas asaj të Argjentinës që Diego Maradona veshi kur shënoi golin e famshëm “Dora e Zotit” ndaj Anglisë në Kupën e Botës 1986, e cila u shit për 7.1 milionë paund në vitin 2022.

    Fanella e Peles nga finalja e vitit 1958 mori gjithsej 10 oferta nga më shumë se pesë blerës dhe u bë objekti më i shtrenjtë i kujtimeve të tij sportive i shitur ndonjëherë në ankand. Interesant është fakti se e njëjta fanellë ishte shitur në vitin 2004 për vetëm 105.600 dollarë, duke shumëfishuar vlerën e saj gjatë dy dekadave të fundit. Në fi nalen e Botërorit 1958, Pele ishte vetëm 17 vjeç kur shënoi dy gola në fi toren ndaj Suedisë, duke i dhuruar Brazilit titullin e parë kampion bote.

    Ai vazhdon të mbajë rekordin si futbollisti më i ri që ka shënuar në një finale të Kupës së Botës. “Rezultati i sotëm është një dëshmi e fuqishme e trashëgimisë së përjetshme të njërit prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, deklaroi Brendan Haukes, drejtues i strategjisë dhe zhvillimit sportiv në “Sotheby’s”. “Kjo fanellë s’është vetëm një kujtim i përhershëm i një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e futbollit, por lidhet drejtpërdrejt me çastin që e shndërroi Pelen në ikonë globale të sportit”.

    Në ankandin “The Beautiful Game”, të zhvilluar të enjten, u shitën edhe disa objekte të tjera të rralla. Shiriti i kapitenit që Diego Maradona mbajti gjatë Botërorit 1986, përfshirë ndeshjen kundër Anglisë ku realizoi golin e famshëm “Dora e Zotit”, u shit për 512 mijë dollarë. Ndërkohë, fanella e Lionel Mesit nga fi torja epike 6-1 e Barcelonës ndaj PSG-së në Ligën e Kampioneve në vitin 2017 u shit për 217.600 dollarë, ndërsa fanella e David Bekham nga ndeshja e tij e 50-të me Anglinë në Kupën e Botës 2002 arriti vlerën e 51.200 dollarëve.

    është shitur për 4.9 milionë dollarë në një ankand fanella e Kupës së Botës 1958 Legjenda Pele
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 milionë dollarë për prodhimin e xhamit special

    July 18, 2026

    Superjahti i ambasadorit miliarder amerikan u ankorua në Venecia, banorët dalin në protesta: Qyteti nuk është për oligarkët

    July 18, 2026

    Tronditëse/ Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

    July 18, 2026

    Botërori 2026/ Rekordet e argjentinasit, Messi vetëm 90 minuta larg një tjetër kapitulli historik

    July 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.