Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    35-vjetori i PS-së, Veliaj uron socialistët: Gëzuar ditëlindjen familjes sonë politike

    Rama protestuesve: Ejani të verifikoni faktet, ishulli i Sazanit nuk shitet dhe mbetet pronë e shtetit

    Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, është një amanet i shenjtë në zemrën time

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Vizita e Trumpit në Kinë/ Takimi i dy fuqive botërore

    May 14, 2026

    I shoqëruar nga një delegacion i madh ekonomik, presidenti amerikan Trump arriti në Kinë. Në takimin me udhëheqësin kinez Xi Jinping pritet të diskutohen edhe tema politike, si lufta në Iran dhe çështja e Tajvanit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shoqërohet gjatë vizitës së tijnga një delegacion ekonomik, në të cilin bëjnë pjesë ndër të tjerë edhe drejtori i Nvidia, Jensen Huang, dhe ai i Teslës, Elon Musk.

    Xi Jinping rrallëherë bën deklarata para vizitave. Por këtë herë ai bëri një deklaratë gjatë së cilës lë të kuptohet se në botë ka mjaftueshëm vend si për Kinën, ashtu edhe për SHBA-në.

    Lista e çështjeve të debatueshme mes dy vendeve është e gjatë: nga gara për udhëheqje në fushën e teknologjisë, tek mosmarrëveshjet tregtare, e deri te çështja e trajtimit të ishullit demokratik të Tajvanit, të cilin Kina e pretendon si të vetin.

    Tajvani në rendin e ditës
    Në agjendë janë gjithashtu edhe tema gjeopolitike, si furnizimet amerikane me armë për Taijanin dhe lufta në Iran.

    Kina ka vendosur edhe çështjen e Taiwan në rendin e ditës ta takimit. Qëndrimi i Kinës kundër shitjeve amerikane të armëve për Tajvanin është i pandryshueshëm dhe i qartë, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, në një konferencë për shtyp.

    Kjo çështje po bëhet gjithnjë e më urgjente. Parlamenti i Tajvanit miratoi pak ditë më parë një ligj për shpenzimet e mbrojtjes, i cili përfshin edhe blerje armësh nga SHBA-ja. Më herët Donald Trump kishte njoftuar për bisedime për një paketë armësh për Tajvanin me vlerë rreth 11 miliardë dollarë.

    Sa i përket Iranit udhëheqja kineze e mohon furnizimin me armë. Megjithatë konsiderohet e sigurt se në Iran shkojnë mallra kineze për përdorim të dyfishtë, pra produkte që mund të përdoren si për qëllime civile, ashtu edhe ushtarake.

    Kjo është vizita e dytë shtetërore e Trumpitnë Kinë. Për herë të parë ai ishte në Kinë para nëntë vitesh, në vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë./DW

    Elon Musk
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    35-vjetori i PS-së, Veliaj uron socialistët: Gëzuar ditëlindjen familjes sonë politike

    June 12, 2026

    Rama protestuesve: Ejani të verifikoni faktet, ishulli i Sazanit nuk shitet dhe mbetet pronë e shtetit

    June 12, 2026

    Rama: Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje, është një amanet i shenjtë në zemrën time

    June 12, 2026

    35-vjetori i PS-së, Rama komenton protestat: U dezinformuan nga rrjetet sociale

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.