Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Viti i përballjes me sëmundjen e rëndë, Kate Middleton e përshkruan me 1 fjali. Nominohet si Personi i Vitit në ‘Time’

    December 9, 2024

    Princesha e Uellsit, Kate Middleton, kaloi një vit të vështirë në 2024, në përballjen e saj me sëmundjen e shekullit.

    Për shkak të kimioterapisë disa mujore, ajo qëndroi e tërhequr nga jeta publike.

    Tani që gjithçka ka kaluar, është rishfaqur dhe ka folur edhe njëherë për vitin e vështirë. Në fakt ajo e quan ” të paplanifikuar”.

    Teksa bisedon me njerëzit në festë, në një moment ajo thotë se ky ishte një vit i paplanifikuar për të, por që fatmirësisht po e lë pas.

    Kate Middleton tani është nominuar si një nga pretendentet për titullin prestigjioz Person i Vitit nga revista Time.

    Që nga viti 1927, Time ka zgjedhur personin, grupin ose konceptin që ka bërë ndikimin më të madh – qoftë pozitiv apo negativ – gjatë 12 muajve të fundit.

    Si për ironi, viti 2024 ishte një vit në të cilin Kate supozohej të ishte jashtë vëmendjes.

    Ajo e filloi vitin me dyer të mbyllura, duke nxitur spekulimet se nuk ishte mirë.

    Më vonë në janar, Kensington Palace njoftoi se ajo kishte bërë “operacion të planifikuar në bark” dhe do të ishte larg syrit të publikut deri për Pashkë.

    Megjithatë, princesha iu drejtua me një mesazh botës më herët se sa ishte planifikuar, në mars, për të mbyllur spekulimet e vazhdueshme për shëndetin e saj, duke njoftuar në kamera se ishte diagnostikuar me kancer.

    Që atëherë, ajo, bashkëshorti Princi William dhe fëmijët e tyre, Princi George, 11, Princesha Charlotte, 9 vjeç dhe Princi Louis, 6, janë shfaqur në publik disa herë, më së shumti në një video prekëse të publikuar në shtator për të pranuar përfundimin e trajtimit të kimioterapisë së princeshës.

    Që atëherë, princesha i është rikthyer shumë prej detyrave të saj të zakonshme publike, së fundmi ka dalë të premten, më 6 dhjetor, në shërbimin vjetor të këngëve të Krishtlindjeve në Westminster Abbey të Londrës, e veshur me një pallto të kuqe festive.

    “Nëntë muajt e fundit kanë qenë tepër të vështirë për ne si familje. Jeta siç e dini mund të ndryshojë në një çast dhe na është dashur të gjejmë një mënyrë për të lundruar në ujërat e stuhishme dhe rrugën e panjohur, ” tha Kate në një deklaratë më parë këtë vjeshtë.

    Radar.al

    Kate Middleton
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.