Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka tronditur opinionin publik në Francë, duke treguar momentet kur ish-presidenti Nicolas Sarkozy përballet me kërcënime dhe ofendime nga bashkë-të-burgosurit e tij.
Në pamje dëgjohen të dënuar që i bërtasin, e fyejnë dhe e thërrasin me emër gjatë natës, me qëllim që të mos e lënë të flejë, pavarësisht masave të rrepta të sigurisë që janë marrë për mbrojtjen e tij.
Vetëm një ditë më parë, autoritetet franceze ndaluan tre të burgosur pas publikimit të një videoje tjetër, ku po ashtu dëgjoheshin kërcënime të rënda ndaj ish-presidentit.
Sipas mediave franceze, Prokuroria e Parisit ka konfirmuar sekuestrimin e dy telefonave celularë dhe ka hapur një hetim për kërcënime ndaj jetës së Nicolas Sarkozy-t, nën mbikëqyrjen e policisë gjyqësore.
Nouvelle nuit au Club Med pour Sarkozy
Malgré les gardes à vue de 3 personnes, de nombreux détenus de la prison de la Santé, ont fait du bruit pour empêcher Nicolas Sarkozy de dormir
Il s'est plaint à son avocat : "Tous les prisonniers font du bruit, ils crient, ils hurlent" pic.twitter.com/uVQZqpYjUO— Jacques Renardiere (@JRenardiere) October 24, 2025


