Përzgjedhja e Papës së ri u shkaktua dhe me të qeshura nëpër rrjet.
Bëhet fjalë për një video që është bërë virale pasi një familje mëson live, në një video-thirrje, se burri i cili dikur ka qenë në një “situationship” me mamanë e tyre tashmë do të jetë Papa i të gjithë besimtarëve të krishterë në mbarë botën.
Videoja në fjalë u publikua nga Louisa Melcher, e cila postoi momentin kur së bashku me familjen mori vesh se kush e zuri karrigen e Papa Françeskut.
“Reagimi i familjes sime kur morën vesh se ish-i i mamit tim është Papa i radhës”, shkroi ajo në videon që shpërtheu në rrjet.
Pak shouses por e vërtetë, ish-partneri (ose më saktë, siç u sqarua, një “situationship” – pra një lidhje pa status të qartë, mes romancës dhe miqësisë) i një gruaje, me të cilin ajo kishte dalë në moshën 19-vjeçare, tashmë është në krye të Kishës Katolike.
Kamera kap reagimet e sinqerta dhe kaotike të fëmijëve që shpërthyen mes habisë dhe humorit. Dhe vidoeja menjëherë ka shkuar virale duke u pasuar kështu me reagime të shumta.
View this post on Instagram


