VATIKAN– Ditën e sotme Papa Leon XIV kremtoi Meshën e tij të parë, vetëm një ditë pasi u zgjodh papë. Gjatë meshës ai u tha kardinalëve në Kapelën Sistine se shpreson që zgjedhja e tij mund ta ndihmojë Kishën Katolike të sjellë dritë në “netët e errëta të kësaj bote”.
Papa Leon e filloi fjalimin e tij në gjuhën e tij amtare, anglisht, duke u bërë thirrje kardinalëve të “njihnin mrekullitë që Zoti ka bërë”.
Papa i ri, duke folur në italisht, shprehu shpresën se Kisha do të sillte dritë në “netët e errëta të botës”. Në të njëjtën kohë, ai u zotua të jetë një “kujdestar besnik” i Kishës, duke shtuar se ajo duhet të gjykohet nga shenjtëria e anëtarëve të saj dhe jo nga madhështia e ndërtesave të saj.
I lindur në Çikago si Robert Prevost, ai është amerikano-veriori i parë që zgjidhet papë, me Donald Trump që e quajti këtë një “nder të madh”.
Papa Leon, 69 vjeç, shihet si reformator i kishës katolike. Ai punoi për shumë vite si misionar në Peru, të cilën e konsideron se “atdheun e tij të dytë”./Radar.al
7 ditë poshtë masivit të dheut/ Trupi i pajetë i 29-vjeçarit u gjet nga ushtria e Kosovës


