Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura “5 Maji” në Tiranë.
Në vendngjarje janë angazhuar rreth 30 forca të shërbimit zjarrfikës dhe 6 automjete, për të vënë nën kontroll flakët.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta, ndërsa pamjet tregojnë se flakët kanë përmasa të mëdha. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës për të shmangur rrezikun për njerëzit dhe objektet në zonë.


