Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur Kilin këtë të mërkurë (12 shkurt), duke shkaktuar frikë dhe panik te banorët.
Lëkundjet u ndjenë rreth mesditës me orën lokale, ndërsa në pamjet e shpërndara në rrjet shihen objekte dhe ndërtesa që lëkunden fort, sikur të ishin lavjerrës.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ishte rreth 95 kilometra në jug të Coquimbos dhe 32 kilometra në jugperëndim të Ovalle. Thellësia fokale e goditjes është vlerësuar rreth 37 kilometra.
Deri në këto momente nuk raportohen viktima apo dëme materiale, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.
Sismo de hoy, M6.1 13km al O de Punitaqui, percibido en Coquimbo #sismo #temblor #chile #LaSerena #Coquimbo #earthquake pic.twitter.com/sNLuZq9LlS
— Wildbreak 🇨🇱 (@Dushdelush44) February 12, 2026


