Gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit, zonat malore të Bashkisë Shkodër janë përfshirë nga reshje bore.
Në aksin rrugor Bogë-Theth është punuar pa ndërprerje për të mbajtur të hapur këtë segment rrugor.
U kërkohet drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të përdorin goma dimërore dhe të pajisen me zinxhirë për të qarkulluar në këtë zonë.


