Një episod mjaft i veçantë ka ndodhur sot në konferencën për mediat të trajnerit të Romës, Xhanpiero Gasperini, kur ai po u përgjigjej gazetarëve rreth ndeshjes që verdhekuqtë do të luajnë nesër kundër Milanit.
Ndërsa trajneri po fliste rreth ndryshimit të rreshtimit taktik në fushë në vijimin e sezonit, në sallën e konferencave u fut një mace që nisi menjëherë të mjaullinte me të madhe. SI trajneri, ashtu edhe gazetarët e pranishëm nuk mbajtën dot të qeshurat.
SHIH VIDEON
“Epike! I madh, ku është tani?”, nisi të pyeste Gasperini ndërsa punonjës të klubit mundoheshin të gjenin macen që ishte fshehur në sallë dhe mjaullimat herë pas here. “Do përgjigjet ai për mua” vijoi me tej me të qeshur trajneri, ndërsa punonjësit e klubit hoqën dorë nga tentativa për ta larguar nga salla./PANORAMASPORT


