Disa minuta shi në kryeqytet kanë bërë që rrugët në kryeqytet të mbushen me ujë, për shkak të intensitetit të lartë që kishin reshjet.
Siç shihet në pamjet që sjell Radar.al, filmuar tek Rruga e Elbasanit, niveli i ujit të pranishëm në rrugë është i lartë.
Sakaq, përkeqësimi i kushteve të motit me shi, breshër e stuhi pasditen e 26 gushtit shkaktoi problematika në disa qytete të vendit.
Policia ndërkohë apeloi për kujdes të shtuar në rrugë.
“Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë.
Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.
Telefononi 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë”.


