Mjeku Edmond Gashi dhe mjekja Alketa Pere, pas skandalit të Onkologjikut janë përballur sot me GJKKO, e cila ka lënë në fuqi masat e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Tiranës.
Në përfundim të seancës, Pere dhe Gashi në ambientet e jashtme të GJKKO-së, nuk kanë preferuar të flasin për mediat, ndërsa kanë shtyrë me duar mikrofonat.
Të dy mjekët, që me sa duket do të hetohen në vijim nga SPAK, kanë humbur qetësinë, dhe duket se e kanë nxjerrë “mllefin” apo “inatin” me përfaqësuesit e mediave. Pamjet e mëposhtme tregojnë edhe reagimin e tyre.


