Carla Bruni, ish-Zonja e Parë e Francës, ka shpërthyer në zemërim pas vendimit që dënoi bashkëshortin e saj, Nicolas Sarkozy, me 5 vite burg për konspiracion kriminal në aferën me Libinë.
Pak minuta pas shpalljes së vendimit, Bruni reagoi ashpër ndaj një gazetari të medias investigative Mediapart – organi që zbuloi për herë të parë aferën. E revoltuar, ajo i hoqi logon e Mediapart nga mikrofoni dhe e hodhi në tokë, duke e shndërruar momentin në një skenë të tensionuar para kamerave.
Ky reagim i ish-Zonjës së Parë ka bërë xhiron e mediave franceze, duke reflektuar presionin dhe tensionin e madh politik e publik që ka shkaktuar vendimi i gjykatës kundër Sarkozy-t.


