Përballja Gjeorgji-Shqipëri me aq sa duket nga rezultatet e deritanishme do të vijojë të jetë goxha e fortë.
Fatmirësisht Asllani gëzoi zemrat e të gjithë tifozëve shqiptarë duke shënuar gol në minutën e 48.
Bajrami nga e majta merr me vete mbrojtësit, pason për Tucin në qendër dhe sulmuesi pason për Asllanin.
Mesfushori nuk hezitoi të gjuajë në drejtim të portës dhe gjen rrjetën duke i dhënë avantazhin Shqipërisë. (VIDEO)


