Një tragjedi ajrore është regjistruar në SHBA, ku një avion i vogël është rrëzuar gjatë uljes në një aeroporti në Karolinën e Veriut.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur një aeroplan i tipit Cessna C550 është përplasur gjatë manovrës së uljes në Aeroporti Rajonal i Statesville. Si pasojë e përplasjes, avioni ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar një zjarr të madh.
BREAKING: A small aircraft has crashed at #Statesville Regional Airport north of Charlotte, North Carolina. We are working to learn more. pic.twitter.com/60i0L1bqNv
— Kaitlin Wright (@wxkaitlin) December 18, 2025
Sipas medias lokale WBTV, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15 të mëngjesit, sipas orës lokale. Raportimet paraprake bëjnë me dije se në bord ndodheshin gjashtë persona dhe se ka disa viktima, por autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht numrin e saktë të pasagjerëve apo të të vdekurve.
Momentet e përplasjes dhe shpërthimit janë filmuar dhe po qarkullojnë në rrjetet sociale, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vijim.
Plane crash rocks Statesville Regional Airport in North Carolina, emergency teams rush to the crash site.
Follow Press TV on Telegram: https://t.co/h0eMpigtxM pic.twitter.com/yYbj3DX7SN
— PressTV Extra (@PresstvExtra) December 18, 2025


