BUNË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka zbuluar një copë ‘parajse’ të fshehur në lumin Buna.
Krahas videos Rama shkruan: Një copë parajse e fshehur në lumin Buna, vetëm pak kilometra nga Shkodra, ku natyra shijohet në një tjetër përmasë për të krijuar emocione krejt të veçanta gjatë këtyre ditëve të gushtit, e ku vendas e turistë të huaj bashkohen falë Shqipërisë së Rilindur Turistike që po josh vizitorë në çdo anë e cep të saj.


