Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, besim për Shqipërinë! Prioritet investimet në mbrojtje! Brenda vitit, 3 avionë zjarrfikës

    Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sociale

    Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025! Eurostat: Ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta

    March 18, 2026

    Aplikimet e shtetasve shqiptarë për mbrojtje ndërkombëtare në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë shënuar një tendencë rënëse gjatë tre viteve të fundit. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, në vitin 2025, vetëm 5065 persona kërkuan azil në BE, me një tkurrje prej 30% në raport me vitin e mëparshëm.

    Në krahasim me vitin 2022, kur u shënua një kulm i ri i tyre, ikjet e shqiptarëve përmes kësaj forme janë gati tre herë më të ulëta. Kërkesat janë më pak edhe në raport me pandeminë, kur lëvizja për shumë muaj ishte e kufizuar. Franca vijon të mbetet vendi më i preferuar për të kërkuar azil për shkak të politika sociale, e ndjekur nga Gjermania.

    Teorikisht, rënia e kërkesave për azil duhet të sinjalizonte një frenim të emigracionit. Megjithatë, të dhënat e tjera po të Eurostat tregojnë se ka vetëm një zhvendosje të formës së si shqiptarët po largohen nga vendit, ku preferenca tani është përmes lejeve të punës. Këto të fundit janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

    Eurostat raportoi se vetëm në 2022-2024 janë dhënë mesatarisht 20 mijë leje pune në vit, kryesisht në Itali, Greqi e Gjermani, nga rreth 3-4 mijë që jepeshin një dekadë më parë. Si rrjedhojë, ikjet përmes lejeve të punës tashmë, janë mesatarisht katër herë më të larta sesa kërkesat për azil. Të tjerët ikin dhe për arsye të tjera, ku dominon bashkimi familjar.

    Edhe statistikat e emigracionit në BE, publikuar po nga Eurostat, tregojnë se vetëm pas pandemisë, në 4 vjet, për periudhën 2021-2024, nga vendi kanë ikur të paktën 180 mijë persona (40-50 mijë persona në vit) dhe këtu nuk përfshihen të dhënat e Greqisë dhe as Mbretërisë së Bashkuar, me këtë të fundit që pa një valë ikjesh që kulmoi në 2022-n.

    Grupi kryesor që ikin janë midis 25-29 vjeç, me mbi 6 mijë persona, ose 14.3% të totalit. Pas tyre vijnë të rinjtë e moshës 30 deri në 34 vjeç, me 13% të totalit. Dukuri e fortë është dhe largimi i familjeve të reja, me fëmijë të vegjël, teksa grupmosha nën 15 vjeç përbënte gati 18% të të larguarve. Në total, 62% e personave që kanë ikur emigrantë në vitin 2024 ishin nën 35 vjeç.

    Edhe të dhëna të tjera kombëtare të INSTAT tregojnë se trendi i emigracionit vijon të jetë i lartë. Sipas shifrave të migracionit, largimet kanë qenë të qëndrueshme prej më shumë se një dekade, por pas pandemisë së Covid-19 fenomeni është përshpejtuar ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta historike të dekadës së fundit. Sipas databazës së INSTAT nga 1 janari 2021 deri në 1 janar 2025 Shqipëria ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime.

    Sipas Eurostat, në dhjetor 2025, 47 650 aplikantë për herë të parë për azil (shtetas jo të BE-së) kërkuan mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së, duke shënuar një rënie prej 23% krahasuar me dhjetorin 2024 (61 515) dhe një rënie prej 13% krahasuar me nëntorin 2025 (54 855).

    Po ashtu, kishte 9 255 aplikantë të përsëritur, që përfaqësojnë një rritje prej 29% krahasuar me dhjetorin 2024 (7 180) dhe një rënie prej 19% krahasuar me nëntorin 2025 (11 435). Në tremujorin e katërt të vitit 2025, në BE u dhanë 229 735 vendime të shkallës së parë për azil, me rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm (200 005) dhe 10% më shumë krahasuar me tremujorin paraardhës (209 770). Nga këto vendime, 45% ishin pozitive (103 550).

    Në dhjetor 2025, venezuelianët përbënin grupin më të madh të personave që kërkonin azil (6 675 aplikantë për herë të parë), të ndjekur nga afganët (4 900), bangladeshasit (3 190) dhe sirianët (2 025).

    Italia (9 985), Spanja (9 655), Franca (8 230) dhe Gjermania (6 530) morën numrin më të lartë të aplikantëve për herë të parë për azil, duke përbërë 72% të totalit të aplikantëve në BE.

    Në dhjetor 2025, kishte 10.6 aplikantë për herë të parë për azil për çdo 100 mijë banorë në BE. Në raport me popullsinë e secilit vend të BE-së (më 1 janar 2025), normat më të larta të aplikantëve për herë të parë u regjistruan në Greqi (39.1), e ndjekur nga Irlanda (22.9) dhe Spanja (19.7)./Monitor

    5 mijë kërkesa për azil Eurostat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, besim për Shqipërinë! Prioritet investimet në mbrojtje! Brenda vitit, 3 avionë zjarrfikës

    July 21, 2026

    Kapet duke ujitur parcelën me 60 bimë kanabis në Kalimash, arrestohet 34-vjeçari

    July 21, 2026

    Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend

    July 21, 2026

    Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.