Agim Zeka do të jetë në dispozicion të Partizanit në ndeshjen me Tiranën. Sulmuesi i “demave” qëndroi i pezulluar ndaj Laçit, për shkak se kishte plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Tashmë rikthehet në sfidën më delikate për të kuqtë, atë ndaj rivalëve të kryeqytetit. Veselinoviç do të ketë kështu më shumë alternativa për sulmin.
Zeka është preferuar shpesh herë nga trajneri i Partizanit për krahun e djathtë. Zeka u afrua në fillimin e këtij sezoni.
Kujtojmë se përballja me Tiranën është programuar për t’u luajtur të dielën në orën 13:30. Për herë të parë ky derbi pritet të luhet në stadiumin “Arena e Demave”.


