Deputeti Pirro Vengu gjatë fjalës së tij në Kuvend prezantoi rekomandimet drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përmirësimin e funksionimit dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit.
Gjatë fjalës së tij, Vengu tha se Kuvendi rekomandon që KQZ-ja të fokusohet në disa drejtime kryesore, duke nisur nga rritja e bashkëpunimit me strukturat përgjegjëse të Kuvendit.
“Vlen ta bisedojmë sot për zgjedhjet për të krijuar atë besimin e qyetetarëve që shpesh cenohet. Kuvendi rekomandon që KQZ-ja të përmirësojë punën në këto drejtime: Të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit.Të përfshijë teknologjinë e informacionit si fushë prioritare në Planin Strategjik 2026-2031. Të forcojë transparencën dhe kontrollin efektiv të financimit të fushatave zgjedhore, përmes përditësimit të sistemit elektronik financiar. Të hartojë dhe t’i paraqesë Kuvendit një raport të veçantë mbi auditimin e financave të partive politike dhe fushatave zgjedhore“, tha ai teksa theksoi se sa më shumë informacion ka për mënyrën si votohet dhe numërohen votat aq më pak teori konspirative ka.


