Pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Sam Neill, janë rikthyer në vëmendje edhe rrëfimet e tij personale, mes tyre historia e veçantë e ribashkimit me djalin e tij, Andrew, të cilin e kishte dhënë për birësim kur ishte ende shumë i ri.
Në një intervistë të vitit 2014, ylli i “Jurassic Park” tregoi se ishte bërë baba në fillim të të 20-ave dhe, për shkak të rrethanave të asaj kohe, djali i tij ishte birësuar kur ishte ende foshnjë.
Neill rrëfeu se ai dhe Andrew nuk kishin pasur kontakt për 25 vjet, deri sa të dy vendosën të kërkonin njëri-tjetrin dhe të takoheshin sërish.
Aktori tha se ribashkimi i tyre nuk ishte një moment dramatik si skenat e filmave, por një përvojë e qetë dhe njerëzore, që i dha mundësinë të ndërtonte një marrëdhënie të re me të birin.
Përveç Andrew, Sam Neill ishte baba edhe i tre fëmijëve të tjerë: djalit Tim, vajzës Elena dhe Maikon, vajzën e ish-bashkëshortes së tij, të cilën e adoptoi dhe e rriti si të tijën.
Edhe pse ishte i rezervuar për jetën private, aktori ndante herë pas here momente familjare me publikun. Në vitin 2021 ai prezantoi me krenari nipin e tij të porsalindur, Nahlo, në rrjetet sociale.
Sam Neill u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, pas një beteje me një formë të rrallë të kancerit të gjakut. Familja e tij bëri të ditur se aktori ndërroi jetë i rrethuar nga njerëzit e dashur, me qetësinë dhe dinjitetin që e karakterizuan gjatë gjithë jetës.


