Qeveria ka ndërmarrë gjatë ditës së sotme një rrokadë të gjerë në administratën shtetërore, duke miratuar një sërë emërimesh dhe lirimesh nga detyra në institucione kyçe.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, Erlind Sulo është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërkohë, vendimet përfshijnë edhe ndryshime të tjera të rëndësishme:
Piro Misha është liruar nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare.
Emiljan Jani është liruar nga posti i prefektit të Qarkut të Durrësit.
Adrian Gurra është emëruar prefekt i ri i Qarkut të Durrësit.
Nertil Jole është liruar nga detyra e prefektit të Qarkut të Korçës.
Florinda Zegullaj është emëruar prefekte e Qarkut të Korçës.
Shkëlqim Hajdari është liruar nga detyra e Inspektorit të Përgjithshëm.


