Jurgen Klopp mund të rikthehet shumë shpejt në pankinë, këtë herë për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë. Pas eliminimit të hershëm të “Pancerave” nga Kupa e Botës 2026, Julian Nagelsmann është larguar nga posti i trajnerit, ndërsa Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka nisur menjëherë kërkimet për pasuesin e tij.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, DFB ka vendosur Jurgen Klopp si objektivin kryesor për stolin e përfaqësueses. Federata pritet të zhvillojë bisedime me ish-trajnerin e Liverpoolit, i cili ka sinjalizuar gatishmërinë për të shqyrtuar ofertën.
Largimi i Nagelsmann erdhi pas një tjetër dështimi të Gjermanisë në një Kupë Bote, me eliminimin në fazën e 1/16-ave, çka i dha fund mandatit të tij përpara kohe.
Emri i Klopp është pritur me entuziazëm nga tifozët dhe opinionistët në Gjermani, të cilët e konsiderojnë atë njeriun e duhur për të rikthyer kombëtaren në nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar.
Nëse bisedimet mes palëve përfundojnë me sukses, rikthimi i Jurgen Klopp në stërvitje do të përbënte një nga lëvizjet më të rëndësishme të verës në futbollin botëror, duke hapur një kapitull të ri për përfaqësuesen gjermane.


