Site icon Informohu siç duhet

Vendet e Evropës Juglindore theksojnë mbështetjen për Kievin

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të Evropës Juglindore në samitin në Odesa të Ukrainës përmes një deklarate të përbashkët dënojnë invazionin rus në Ukrainë dhe i premtojnë mbështetje Kievit.

Vuçiç nuk e nënshkroi deklaratën e përbashkët

Në deklaratë më tej krerët e shteteve dhe të qeverive nga vendet e Evropës Juglindore theksojnë se “angazhohen t’i garantojnë Ukrainës dhe popullit të saj mbështetje të gjerë dhe të vazhdueshme aq sa kohë kjo do të jetë e nevojshme”. “Tërheqja e plotë e trupave ruse dhe armatimeve ruse nga i gjithë territori shtetëror i Ukrainës” janë “kushte thelbësore dhe të panegociueshme për paqen”. Gjithashtu ata i shprehën Ukrainës mbështetjen e tyre në rrugën “e saj të pakthyeshme për integrimin e plotë euro-atlantik, duke përfshirë edhe antarësimin e saj në NATO”. Në samitin e Evropës Juglindore të organizuar për herë të kartët me nismën ukrainase mori pjesë edhe presidenti i Serbisë i afërt me Kremlinin, Aleksandar Vuçiç. Por ky nuk e nënshkroi deklaratën e përbashkët./DW

https://radar.al/34-vjetori-i-ps-se-rama-flamuri-i-socialisteve-shqiptare-eshte-ngjitur-me-lart-se-asnjehere/

Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten më shumë, por niveli i tyre mbetet poshtë mesatares

Historia e të shtënave me armë në shkolla

A po dështon “shkesa” e Tares? Zbulohet shuma e kripur e De Biazit si trajner i Flamurtarit!

Selim Velsula u v*a nga kushëriri, e bija kërkon dënim me burgim të përjetshëm për autorin ose do të bëjë vetgjyqësi

Exit mobile version