Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, dëme materiale

    Leonardo DiCaprio tregon arsyen pse shfaqet shpesh me maskë e kapelë në publik

    Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë-Kruja, çfarë dyshohet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten më shumë, por niveli i tyre mbetet poshtë mesatares

    June 12, 2025

    TIRANË- Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë si i takon pagave dhe kërkesës për punonjës në sektorë si ndërtimi dhe tregtia dhe turizmi. Edhe ketë vit ndër sektorët me ritmin më të lartë të rritjes së pagës janë ndërtimi, tregtia, hotelet dhe restorantet. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, paga në ndërtim nga 58.706 lekë në 3-mujorin e parë 2024 arriti në 68.221 lekë, me rritje prej 16.2%, më e larta ndër të gjitha aktivitetet. Po ashtu, sektori i tregtisë dhe akomodimit ka shënuar një rritje me 15.3%, duke u ngjitur nga 58.506 lekë në janar-mars 2024 në 67.485 lekë.

    Kjo rritje vjen në një kohë kur të dy sektorët kanë një kërkesë gjithnjë e më të lartë për fuqi punëtore, të nxitur nga zgjerimi i sektorit të ndërtimit dhe rritja e aktivitetit turistik në vend. Megjithatë, pavarësisht kërkesës në rritje, pagat në këto sektorë mbeten nën mesataren kombëtare, duke reflektuar një mospërputhje mes nevojave të tregut dhe shpërblimit financiar për punonjësit. Në tremujorin e parë të vitit 2025 paga mesatare në ndërtim ishte 17 % më e ulët se mesatarja. Ndërsa pagat në bizneset e tregtisë, hoteleve dhe restoranteve ishin 18 % më të ulëta se mesatarja kombëtare.

    Të dhënat e fundit të INSTAT për tremujorin e parë të vitit 2025 tregojnë se paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka arritur në 82.210 lekë, duke u rritur me 11.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 (73.641 lekë). Kjo rritje është pjesë e një tendence në të gjitha sektorët ekonomikë, megjithatë, pabarazitë midis tyre mbeten të mëdha.

    Në krye të listës mbeten aktivitetet financiare dhe të sigurimit, me një pagë mesatare prej 142.435 lekë, ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni 121.465 lekë, si dhe administrata publike dhe shërbimet sociale 98.505 lekë. Këto fusha jo vetëm që ofrojnë paga të larta, por gjithashtu kanë ruajtur një ritëm rritje rritjeje gjatë gjithë vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025 në 10-12%.

    Përtej rritjes së përgjithshme të pagave, të dhënat nxjerrin në pah një pabarazi të theksuar ndërmjet sektorëve. Bujqësia, për shembull, mbetet sektori me pagën më të ulët, vetëm 44.598 lekë në muaj, pavarësisht se një pjesë e madhe e popullsisë aktive ekonomike është ende e angazhuar në këtë fushë. Më tej sektorët e ndërtimit dhe industria kanë pagë më të ulët se mesatarja kombëtare. Rritja e pagave ishte e pranishme në të gjithë sektorët, duke reflektuar presionet nga mungesa e fuqisë punëtore në disa sektorë dhe konkurrencën e nga rritja e pagave në sektorin publik./Monitor

    34-vjetori i PS-së/ Rama: Flamuri i socialistëve shqiptarë është ngjitur më lart se asnjëherë

    Historia e të shtënave me armë në shkolla

    A po dështon “shkesa” e Tares? Zbulohet shuma e kripur e De Biazit si trajner i Flamurtarit!

    Selim Velsula u v*a nga kushëriri, e bija kërkon dënim me burgim të përjetshëm për autorin ose do të bëjë vetgjyqësi

    Aeroplani me mbi 100 persona në bord rrëzohet në Indi (PAMJET)

    instat Pagat në ndërtim pagat ne turizem
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shpërthim me tritol në një biznes në Shkodër, dëme materiale

    December 9, 2025

    Leonardo DiCaprio tregon arsyen pse shfaqet shpesh me maskë e kapelë në publik

    December 9, 2025

    Atentati ndaj Gilmando Danit në Rinas, shoqërohet një person nga Fushë-Kruja, çfarë dyshohet

    December 9, 2025

    Miratohet buxheti 2026 në Komisionin e Ekonomisë, rrëzohen 60 amendamentet e opozitës

    December 9, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Viti i ri nis mbarë për dy shenja të horoskopit! 2026 do të jetë periudha më me fat për ata

    Parashikimi i horoskopit 9 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenjat e horoskopit që mund të zhgënjehen gjatë festave të fundvitit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.