Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vendimi që do lumturojë futbollistët shqiptarë, FIFA ndryshon në mënyrë drastike rregullat e merkatos dhe i bën më të pasur

    Dy herë kampioni i Shqipërisë, Alijev thumbon haptazi ish-trajnerin Tetova: Tre muaj jashtë, pa shpjegim

    SHBA sulmojnë Iranin/ Teherani bllokon Ngushticën e Hormuzit, SHBA kundërshton

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Velipoja “mollë sherri” në Shkodër, këshilltarët e Doshit kundër kryebashkiakut Beci

    May 6, 2025

    Partia Social Demokrate e Tom Doshit ka reaguar pas njoftimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Shkodrës më 7 maj, ku ishte planifikuar kalimi i administratës së plazhit të Velipojës tek shoqëria aksionere “Bio Strajca sh.a”. PSD, përmes një deklarate për shtyp, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje, duke argumentuar se kjo kompani është e lidhur me bashkëshorten e Benet Becit, kryebashkiak i Shkodrës.

    Në deklaratë, PSD thekson se është e gatshme të votojë vetëm pas datës 11 maj, për të miratuar një rritje të ndihmës sociale prej 6%, por refuzon të bëhet pjesë e një marrëveshjeje që lidh kryebashkiakun Beci me projekte që, sipas tyre, janë të dyshimta dhe të dëmshme për qytetarët.

    “Ne nuk kushtëzojmë askënd dhe jemi të gatshëm të votojmë për ndihmën sociale pas zgjedhjeve, por nuk do të bëhemi palë me korrupsionin e Benet Becit”, thuhet në deklaratë. PSD akuzon kryebashkiakun se po tenton të grabisë hapësirat publike të qytetarëve në Velipojë dhe t’i kthejë ato me pagesë, një veprim që ata e konsiderojnë si të pangopur dhe abuziv.

    Partia Social Demokrate ka bërë të qartë se do të kërkojë hetim për çdo tenderim të dyshimtë dhe do të vazhdojë të denoncojë çdo abuzim me pasuritë publike, duke u angazhuar në mbrojtjen e interesit të qytetarëve dhe kundër marrëveshjeve politike dhe familjare që mund të jenë të dëmshme për publikun.

    Në fund, PSD thekson se mbështet gjithmonë familjet në nevojë dhe është e gatshme të votojë për rritjen e ndihmës sociale pasi të kalojnë zgjedhjet parlamentare.

    DEKLARATE PER SHTYP
    Shkodër, më 6 maj, 2025
    Partia Social Demokrate, dega Shkoder
    PSD nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Shkodrës më 7 maj, vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare, ku përveç ndihmës sociale prej 6%, Benet Beci kërkon të kalojë në administrim plazhin e Velipojës shoqërisë aksionare të bashkisë Shkodër “Bio Strajca sh.a” dhe më pas një kompanie të lidhur me bashkëshorten e tij.

    Ne nuk kushtezojmë askënd dhe jemi të gatshëm të votojmë ndihmën sociale më 13 maj, pas zgjedhjeve, por nuk bëhemi palë me korrupsionin e Benet Becit.

    Benet Beci kërkon t’u grabisë qytetarëve hapësirat publike në Velipojë dhe t’i kthejë me pagesë, kaq i pangopur është. Ne si PSD do ta denoncojmë dhe do kërkojmë hetim për çdo tenderim të dyshimtë.

    PSD nuk bën kompromis me abuzimin dhe kapjen e pasurive publike nga ana e kryebashkiakut Beci.

    Mbetemi të palëkundur në mbrojtjen e interesit publik dhe jemi të vendosur të jemi zëri i qytetarëve dhe jo fasada e marrëveshjeve të fshehta politike apo familjare të kryetarit të bashkisë.

    Ne ritheksojmë se jemi në mbështje të familjeve në nevojë të cilat janë thelbi i programit të PSD në këto zgjedhje dhe po ashtu jemi të gatshëm që ta votojmë kurdo herë pas 11 majit fondin 6% të ndihmës sociale.

    Keshilli Bashkiak plazhi PS shkodër Tom Doshi Velipoje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vendimi që do lumturojë futbollistët shqiptarë, FIFA ndryshon në mënyrë drastike rregullat e merkatos dhe i bën më të pasur

    June 11, 2026

    Dy herë kampioni i Shqipërisë, Alijev thumbon haptazi ish-trajnerin Tetova: Tre muaj jashtë, pa shpjegim

    June 11, 2026

    SHBA sulmojnë Iranin/ Teherani bllokon Ngushticën e Hormuzit, SHBA kundërshton

    June 11, 2026

    Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.