Gjykata Kushtetuese ka pranuar plotësisht kërkesën e Erion Veliaj, duke vendosur rikthimin e tij në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.
Kryetarja e GJK, Holta Zaçaj, sqaroi se procesi i nisur nga Këshilli Bashkiak për shkarkimin e Veliajt ishte i parregullt dhe se qeveria duhej të vlerësonte nëse kryebashkiaku kishte kryer shkelje të rëndë.
Gjykata lë të hapur mundësinë që Këshilli Bashkiak të nisë një procedurë të re për shkarkimin e Veliajt, por kjo duhet të bëhet në përputhje të plotë me ligjin.
Sa i përket zgjedhjeve të pjesshme lokale, kryetarja e GJK sqaron se Tirana nuk do të jetë pjesë e tyre. Zgjedhjet për kryebashkiakun e kryeqytetit mund të zhvillohen vetëm nëse Gjykata e Lartë dhe Apeli i GJKKO e dënojnë Veliajn me vendim të formës së prerë, pas së cilës do të caktohet edhe data e re e zgjedhjeve.


