Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një shkrese zyrtare drejtuar Këshillit Bashkiak lidhur me mbledhjen e nesërme ku do të shqyrtohet shkarkimi i tij.
Veliaj thekson se nuk është informuar zyrtarisht nga sekretaria e Këshillit për zhvillimin e mbledhjes, duke mësuar për të vetëm nga mediat.
Kujtojmë se pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama propozoi shkarkimin e tij nga detyra dhe shpalli si kandidate të PS për kryebashkiaken e Tiranës, Ogerta Manastirliun.


