Erion Veliaj, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën që po zhvillohet sot në Sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke postuar një mesazh në Facebook.
“Një padrejtësi diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo! Për mikun tim e të Tiranës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, të gjithë sot në Sheshin Skënderbej! Jam aty me mendje dhe me zemër me të gjithë ju!”, shkruan Veliaj.
Postimi i tij është interpretuar si një thirrje për solidaritet dhe pjesëmarrje masive në tubim.


