TIRANË– Homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, kanë nisur rreth orës 10:00 në ambientet e Universitetit të Arteve.
Familja, miqtë dhe kolegët i japin sot lamtumirën e fundit Zhejit, ndërsa është vënë re që edhe politikanë, aktorë dhe figura të njohura kanë bërë homazhe, për gazetarin që më 29 gusht do të festonte ditëlindjen e 64-t.



