Kadastra e Vlorës nuk gjen sërish qetësi! Genc Deromemaj, kreu i Kadastrës së Vlorës, ka dhënë dorëheqjen sot nga detyra, vetëm katër muaj pas marrjes së postit më 24 qershor 2025.
Deromemaj, ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë dhe anëtar i PD-së që nga viti 2002, ka drejtuar për disa vite degën e partisë në qarkun e Vlorës. Arsyeja e dorëheqjes së tij nuk është bërë ende publike, ndërsa institucioni mbetet në pritje të emërimit të një drejtuesi të ri. Para tij disa drejtues janë dorëhequr nga detyra brenda pak kohësh nga marrja e saj


