Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Flet për herë të parë pas triumfit, Selin Bollati: Mesazhi i tim ati më preku në zemër!

    Fordi përplas 25-vjeçarin me biçikletë në Lushnje, dërgohet me urgjencë në spital

    “Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je”, Marta Kos kundër iniciativës Rama-Vuçiç: Rregulli është i thjeshtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Shkatërrohet rrjeti i pro*titucionit në Shkodër, arrestohen 3 kolumbiane

    April 19, 2026

    SHKODËR– Policia ka goditur një rast prostitucioni në Shkodër, ku kanë rënë në pranga 5 persona, mes tyre 3 shtetase kolumbiane

    Bazuar në njoftimin e Policisë, rasti u zbulua në një apartament në lagjen “3 Heronjtë”, i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

    Në pranga u vunë shtetaset kolumbiane A. M., 48 vjeçe, P. B., 32 vjeçe dhe D. R., 27 vjeçe, të cilat dyshohet se kishin marrë me qira apartamentin dhe e përdornin për prostitucion. Gjithashtu u arrestuan edhe F. V., 28 vjeç, banues në Vermosh, dhe K. G., 24 vjeç, banues në Bajzë, të akuzuar për përfshirje në prostitucion.

    Njoftimi i Policisë:

    Shkodër / Finalizohet operacioni policor i koduar “Rent Home 3”, goditet një tjetër rast i prostitucionit. Vihen në pranga 3 shtetase kolumbiane, që ushtronin prostitucion në dy apartamente që i kishin marrë me qira. Vihen në pranga edhe 2 shtetas për prostitucion, si dhe procedohet penalisht shtetasja që ua kishte dhënë me qira apartamentet.

    Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, si dhe 6 telefona celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rent Home 3”.

    Si rezultat i këtij operacioni, u zbulua një apartament në lagjen “3 Heronjtë”, ku ushtrohej prostitucion. Në kuadër të operacionit u arrestuan 5 shtetas, të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht: shtetaset kolumbiane A. M., 48 vjeçe, P. B., 32 vjeçe dhe D. R., 27 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit; -F. V., 28 vjeç, banues në fshatin Vermosh, dhe K. G., 24 vjeç, banues në Bajzë.

    Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. D., 27 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”. Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./Radar.al

    arrestohen 3 kolumbiane rast prostitucioni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Flet për herë të parë pas triumfit, Selin Bollati: Mesazhi i tim ati më preku në zemër!

    April 19, 2026

    Fordi përplas 25-vjeçarin me biçikletë në Lushnje, dërgohet me urgjencë në spital

    April 19, 2026

    “Ose je anëtar me të drejta të plota, ose nuk je”, Marta Kos kundër iniciativës Rama-Vuçiç: Rregulli është i thjeshtë

    April 19, 2026

    Pse “askush nuk është i sigurt” në luftën me dezinformatat

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.