Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    Pla*osja e 17-vjeçarit në Korçë/ Zbardhen dëshmitë: Sherri nisi për lojën me letra

    Vanesa rikujton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur në buzë, por…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Vaska, kolltukë e dyshekë: Prishtina mbushet me mbeturina

    January 27, 2026

    Vaska, shtretër, dyshekë, kolltukë e oriendi të tjera… por edhe mbeturina ndërtimore, shihen në skajet e kontejnerëve për mbeturina në shumë zona të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.

    Këto nuk konsiderohen mbeturina shtëpiake, që mblidhen rregullisht nga kompania rajonale e mbeturinave Pastrimi, por janë mbeturina vëllimore dhe inerte.

    Kush, atëherë, duhet të merret me to?

    Teksa gjendja duket se është rënduar, nga Komuna e Prishtinës dhe Pastrimi premtojnë se do të ketë një zgjidhje të shpejtë.

    Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës thonë për Radion Evropa e Lirë se këto mbeturina konsiderohen deponi ilegale, pasi ka vendgrumbullime të përcaktuara për këto lloj mbeturinash.

    Një vaskë dhe pjesë të një shtrati shihen prapa kontejnerëve në një zonë të Prishtinë.

    Megjithatë, nga kjo drejtori nuk treguan se ku janë vendet që qytetarët mund të shkojnë dhe t’i dërgojnë vaskat, stufat elektrike apo çfarëdo pajisje tjetër shtëpiake që nuk iu duhen, që më pas ato të largohen nga kompania Pastrimi.

    Por, në vitin 2024, shembull, Komuna e Prishtinës kishte publikuar orare dhe lokacione nëpër qytet ku qytetarët mund të dërgonin mbeturina ndërtimore apo edhe të vëllimshme të cilat më pas largoheshin çdo dy javë.

    Përmes përgjigjeve me shkrim, nga Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës thanë se duke nisur nga kjo javë do të nisë zbatimi i planit operativ për vendosjen “e një sistemi të qëndrueshëm dhe të rregullt të grumbullimit të mbeturinave”.

    Oriendi të hedhura pranë një kontejneri në Prishtinë.

    “Hapi i radhës është grumbullimi i mbeturinave nga ndërtimi dhe rrënimi, i cili do të fillojë nga java e ardhshme. Po ashtu, do të nisë shqiptimi i gjobave për të gjithë ata që nuk i dërgojnë mbeturinat ndërtimore në deponinë e përcaktuar për grumbullimin dhe trajtimin e tyre”, thuhet në përgjigjen e kësaj drejtorie.

    Mbeturinat shtëpiake grumbullohen dy herë në javë nga kompania Pastrimi dhe secila lagje ka orare të ndryshme për largimin e tyre.

    Sipas Ligjit për mbeturinat, mbeturina të vëllimshme janë ato që janë në përmasa të mëdha fizike, për të cilat kërkohen pajisje të veçanta për largimin e tyre.

    Ndërkaq, ato inerte janë ato që nuk pësojnë ndryshime fizike, kimike dhe biologjike, pra nuk treten dhe kur janë në kontakt me materie të tjera “nuk ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në mjedisin dhe shëndetin e njeriut”.

    Pasi që janë lloje të veçanta mbeturinash, ato nuk mund të largohen së bashku me mbeturinat shtëpiake. Për këtë, autoritetet komunale, në këtë rast Komuna e Prishtinës duhet të lidhë kontratë të posaçme me kompaninë Pastrimi që ato të largohen.

    Një qytetare shihet duke ecur drejt një kontejneri për të hedhur një qese me mbeturina në Prishtinë.

    Zëdhënësja e kompanisë Pastrimi, Arbëreshë Fazliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se aktualisht nuk ka një kontratë të tillë, por shton se kompania, së bashku me Komunën, po punojnë që shpejt të bëhet grumbullimi i këtyre llojeve të mbeturinave.

    “Megjithatë, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, jemi në fazën përgatitore që shumë shpejt të fillojmë me largimin e të gjitha mbeturinave vëllimore të akumuluara në qytet. Ky proces do të realizohet në mënyrë të koordinuar dhe të planifikuar, me qëllim rikthimin e rendit dhe pastërtisë në hapësirat publike”, thotë ajo.

    Mbeturinat inerte dhe ato vëllimore vendosen jashtë kontejnerëve nga qytetarët në Prishtinë.

    Nga Pastrimi pohojnë se hedhja e pakontrolluar e mbeturinave vëllimore dhe inerte pranë kontejnerëve të destinuar për mbeturina shtëpiake, “pengon grumbullimin e rregullt dhe krijon vështirësi operative”.

    “Prandaj, apelojmë për bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët deri në fillimin e aksionit të largimit të tyre”, u shpreh Arbëreshë Fazliu.

    Nga Komuna e Prishtinës, ndërkaq, paralajmëruan qytetarët se do të gjobiten nëse mbeturinat ndërtimore nuk i dërgojnë në deponi të caktuara.

    Një grua duke hedhur një qese me mbeturina në një kontejner në Prishtinë. Pastrimi kërkoi nga qytetarët mirëkuptim deri në largimin e mbeturinave interte dhe vëllimore.

    Ligjet dhe udhëzimet në fuqi përcaktojnë gjoba të ndryshme për qytetarët apo kompanitë që hedhin mbeturina interte dhe të vëllimshme. Ligji për mbeturina, për shembull, parasheh edhe gjoba të majme që arrijnë deri në50.000 euro për personat që menaxhojnë mbeturinat pa licencë, bëjnë transportim të mbeturinave të paligjshme, etj.

    Madje, një qytetar ishte gjobitur në Prishtinë më 2024 me 200 euro, pasi kishte hedhur mbeturina inerte nga ballkoni i ndërtesës ku jetonte, sipas Komunës së Prishtinës.

    Një qytetare kalon pranë disa dyshekëve dhe gjësendeve të tjera të hedhura pranë një kontejneri në Prishtinë më 26 janar 2026.

    E, derisa Komuna dhe kompania për grumbullimin e mbeturinave thonë se po punojnë për largimin e tyre, qytetarët në Prishtinë do të duhet që deri atëherë “të bashkëjetojnë” me to dhe të paguajnë për shërbimin për grumbullimin e mbeturinave te kompania Pastrimi./REL

    Mbeturinat ne Prishtine Prishtina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja

    April 23, 2026

    Pla*osja e 17-vjeçarit në Korçë/ Zbardhen dëshmitë: Sherri nisi për lojën me letra

    April 23, 2026

    Vanesa rikujton takimin me vëllain në Ferma VIP: E kam puthur në buzë, por…

    April 23, 2026

    Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.