E shtuna do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, i kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kushtet atmosferike do të jenë kryesisht të favorshme, ndërsa vetëm gjatë orëve të mesditës priten vranësira të pakta kalimtare në zonat malore të juglindjes.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe zonat luginore, ajo do të forcohet deri në 12 m/s, duke shkaktuar valëzim në det me forcë 1-2 ballë.


