Emiratet e Bashkuara Arabe po përjetojnë një valë të nxehti ekstreme, me temperaturat që arrijnë thuajse 50°C. Sipas Qendrës Kombëtare të Meteorologjisë, rekordi i ditës është shënuar në Bada Dafas të Abu Dhabit me 49.3°C rreth orës 14:00.
Në shumë rajone, temperaturat luhaten mes 45 dhe 48°C, ndërkohë që lagështia e lartë dhe erërat e pluhurosura e kanë bërë situatën edhe më të vështirë për banorët.
Autoritetet paralajmërojnë qytetarët për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjes me automjete, për shkak të rrezikut të stuhive të pluhurit dhe kufizimit të dukshmërisë. Në disa zona, lagështia mund të arrijë deri në 90%, duke e bërë klimën edhe më të mbytshme dhe të pakëndshme.