BOLZANO– Në Bolzano të Italisë njëe mitur 14-vjeçare është përdhunuar nga një i panjohur, teksa e adoleshentja ka qenë në stacionin e autobuzit.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, mbrëmjen e 25 Tetorit. Raportohet se një burrë i panjohur i është afruar 14-vjeçares teksa ajo po priste në stacion, dhe e ka pyetur për ta udhëzuar për drejtimin e rrugës.
14-vjeçarja ka nisur t’i përgjigjej pyetjeve të tij, por më pas situata ka agravuar deri në përdhunimin e saj. Ajo ka tentuar të largohet prej tij duke vrapuar, por ai e ka arritur ta kapë dhe ta tërheq zvarrë në disa shkurre dhe e ka përdhunuar.
E mitura ka bërtitur për ndihmë, por fatkeqësisht, askush nuk e dëgjoi pasi zona ishte mjaft e izoluar. Pas pesëmbëdhjetë minutash, 14-vjeçarja ka arritur të çlirohet nga sulmuesi i saj, duke e goditur dhe duke bërë që ai të rrëzohet.
Më pas ajo ka ikur dhe ka kërkuar ndihmë nga një kalimtar i rastit, një banore e lagjes, i cili ka telefonuar menjëherë policinë. Gruaja ka pritur të mbërrijë policia bashkë me 14-vjeçaren e përlotur dhe e tronditur. Policia ka arritur të vërë në pranga autorin, i cili është kapur në një stacion autobusi pranë vendit ku kishte abuzuar me të miturën, në tentativë për tu larguar në qendër të qytetit.
Raportohet se 14-vjeçarja është dërguar në spital për mjekim, ndërkohë dhunuesi i saj është shoqëruar në komisariat. Nga kontrollet rezultoi se ishte një 40-vjeçar me origjinë pakistaneze, me banim në Bolzano./Radar.al


