Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vd*kja e akademikut Rexhep Qosja/ Rama: Lamtumirë shqiptar i mirë! Ngushëllime familjes

    Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka “afat të prerë” për përfundimin e luftës me Iranin

    Strategjia e re ushtarake e Gjermanisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Uzuni jashtë loje për Euro 2024. Babai i tij reagon ashpër ndaj Sylvinhos

    November 22, 2024
    Uzuni jashtë loje për Euro 2024. Babai i tij reagon ashpër ndaj Sylvinhos

    Babai i futbollistit të njohur shqiptar Myrto Uzunit, Artan Uzuni, së fundmi ka bërë një reagim të gjatë dhe goxha të ashpër kundra trajnerit Sylvinho dhe kombëtares shqiptare.

    Pas vendimit për të lënë jashtë Uzunin nga Euro 2024, sipas tij nuk është për zgjedhje teknike, pasi ata ia “fshinë emrin” lojtarit, pasi ai rrezikoi dhe luajti në fushë i dëmtuar.

    Më tej babai shton se këpucët e tij  “dy numra më të mëdha” në transfertën e fituar 1-3 kundër Ishujve Faroe, e nxorrën jashtë loje, paçka se i ishte thënë se nuk do luante pasi rrezikonte karrierën nga një dëmtim i pësuar pak ditë para asaj ndeshje.

    Reagimi i plotë:

    “Këto janë prapaskenat që Uzuni u la jashtë EURO 2024 dhe jo ato justifikime, se gioja Uzuni nuk mbron, jo se gjoja UZUNI prish grupin, jo se UZUNI ishte i dëmtuar. Uzuni edhe në ndeshjen me Ukraiëen ka luajtur i demtuar dhe nuk e vuri kurrë në dyshim, sepse te ajo fanellë vlen edhe me shumë se karriera e tij. Ai e vuajti racizmin ne Greqi, ndaj flamuri kombëtar ishte i vetmi frymëzim për të.

    Po sjell edhe dicka tjetër në vëmendjen e këtyre që shajnë edhe vjellin vrer për Uzunin; në datën 17.06.2023 u ndeshëm me Moldavine dhe fituam 2-0. Në atë ndeshje, Uzuni u dëmtua në kyçin e dorës, edhe në tendinën e Akilit në këmbë. Mbas dy ditesh, Shqipëria kishte ndeshjen e radhës për eleminatoret e EURO 2024 me Ishujt Faraoe. Trajneri ia fshiu emrin nga lista e EURO 2024, i tha Uzunit se të dua me vete në pankine. Duke e ditur dëmtimin e rënde që kishte Uzuni, i tha se nuk do të të rrezikoj edhe më shumë, nese e kemi rezultatin në favor.

    Unë e dija dëmtimin e rëndë që kishte Uzuni dhe i thashë mos shko, por djali më tha: KOMBl MBI GJITHÇKA! Dhe fluturoi me ekipin, pa marrë parasysh dëmtimin. Të gjithë jeni dëshmitare çfarë ndodhi atje, ne pjesën e pare rezultati ishte ne favorin tone 2-1, në pjesën e dytë presioni i vendasve po shtohej dhe po na rrezikonin për ta barazuar ndeshjen. Ky trajner qe ia fshiu emrin nga lista e EURO 2024 e thirri UZUNIN dhe i tha: nuk kam çfarë të bëj, po na rrezikojnë. Dhe UZUNI hyri në lojë në minutën e 70-të, bile pa këpucet e tij, por me nje pale këpuce 2 numra me te medhenj, sepse punëtori i federates nuk ia kishte marrë këpucet Uzunit. Në minutën e 76-të rrëmbeu nje top nga mesi i fushës dhe vrapoi në drejtim të portës kundërshtare, ndonëse këpucet gati sa nuk po i fluturonin nga këmbet, hyri në zonë, por nuk gjuajti vete, sepse nuk është egoist, apo përcares grupi, asistoi Muçin, i cili shënoi golin e trete.

    Ndeshja përfundoi 3-1 për ne, por nese ndeshja do te dilte 2-2, ndoshta nuk do te ishim pjese e atij Euriopiani. Djersen dhe sakrificen e tij askush nuk e vleresoi, ia shperblyen duke e FSHIRE nga lista e EURO 2024. Për shkak te kesaj ndeshje dëmtimi i tij u agravua edhe më shumë, duke i rrezikuar karrieren.

    UZUNI me pas ka luajtur 4 muaj me gjilpera. Ky eshte UZUNI, qe e konsideron si gjene me te shtrenje flamurin dhe ekipin kombetar. Duhet ta dini te gjithe JU, qe shani, JU te MJERE qe shpifni dhe baltosni, ju gazetare dhe portale te shitur tek ai qe paguan me shume.

    Duhet ta dini se UZUNI nuk ka nevoje per reklamen e kombetares, sepse cdo jave e ka reklamen ne gazetat me te medha sportive ne Spanje, ashtu sic e kishte ne Hungari, por edhe ne Kroaci. Te gjithe keta qe shajne e vjellin vrer per te nuk jane aspak me patriote se UZUNI. Kete e trgon me se miri SHQIPONJA ne gjoksin e tij, qe eshte me e madhe se ajo ne FLAMUR, pervec sakrificave qe ka bere per KOMBETAREN”, shkruan i ati i Uzunit.

    LEXO EDHE:

    Myrto Uzuni do të bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit

     

    jashte nga Euro 2024 reagon ashper babai ndaj Silvinjos Uzuni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vd*kja e akademikut Rexhep Qosja/ Rama: Lamtumirë shqiptar i mirë! Ngushëllime familjes

    April 23, 2026

    Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka “afat të prerë” për përfundimin e luftës me Iranin

    April 23, 2026

    Strategjia e re ushtarake e Gjermanisë

    April 23, 2026

    Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan mes kundërshtimeve nga opozita

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.