Gazetari i mirënjohur shqiptar, Ronaldo Sharka nëpërmjet disa postimeve në “Instastory” na tregon mallin që ka për të atin i cili humbi betejën para një viti nga diagnostifikimi me kancer duke lënë pas një dhimbje të madhe për të afërmit e tij.
Ronaldo përgjatë postimit shkroi se e gjen veten shpesh duke pyetur për të pasi “ i këputet shpirti” nga malli që ndjen për të.
“E gjej veten shpesh duke pyetur mamin çdo ditë që kthehem në shtëpi: Po babi ku është? S’di a e kupton nga atje lart se sa shumë më mungon, por thjesht s’di ç’të bëj e çfarë të them e s’di pse po e shkruaj këtë story, por kisha nevojë ta shprehja, askujt në veçanti ndaj ndonjëherë zgjedh këtë formë të shprehuri. Uroj të jem njeri i mirë sa gjysma jote, më ka marrë malli me ta ndjerë aromën e të zihemi ndopak. Plagët fillojnë mbyllen, por ky dreq malli veç se shtohet” shkroi gazetari.

LEXO EDHE:
“Skenare të reja”/ Ronaldo Sharka tha se nuk është ndarë nga Heidi, reagon Rromeo Veshaj
“Je bërë si lopë!”/ Ronaldo Sharka shfaqet komplet ndryshe pas vendimit që mori papritmas


