TIRANË– Kryeministri Edi Rama sot gjatë komunikimit virtual me qytetarët në rubrikën “SY m’SY” i është përgjigjur një pyetje sa i takonRepublikës Srpska, Milorad Dodik.
“A jeni mërzitur që të iku miku yt i dashur Dodik? Po të ikin miqtë dalëngadalë dhe duhet të mbash pak zi.”- ishte ky komenti i bërë nga një shqiptar i Kosovës në rubrikën “Sy m’sy”.
“Është një pjesë juaja atje në Kosovë, që sikurse themi ne nga anët tona, që nuk mbush. Nuk mbush e nuk mbush, kështu që nuk kam fare çfarë i bëj dhe nuk jam fare i keqardhur, sepse është e kotë të përpiqesh t’i bindësh. Por, është një pjesë që nuk është shumica. Fatkeqësisht ekziston, por edhe fatmirësisht ekziston se nuk mund të jemi të gjithë njësoj. Secili ka mendimin e vet. Por ti Arsim, që duhet Arsim, por flet si pa arsim, duhet ta dish që e gjithë kjo historia e miqve të miq çetnikë është një budallallëk me brirë dhe të bën ty dhe të tjerët si ti shumë qesharakë.”- tha Rama./Radar.al
Rama: Në Qershor do ta bëjmë 500 € pagën minimale, ja kur hyn në fuqi


