TIRANË– Mbrëmjen e djesjme në “Prime” janë shfaqur disa momente teksa Jozi vijon sërish me fjalë të rënda për Rozanën. Pavarësisht se dy banorët treguan se çdo gjë mes tyre është sqaruar, klipi zbulon tjetër gjë.
Rozana: Siç u pa nga publiku, pasi e fala, ai pati një moment që ra. Momenti që më mbante më jepte presion. Këtë Jozi nuk e ka kuptuar. Ja thashë më pas në dhomën e gjumit që është një bisedë e përsëritur dhe nuk na çon askund.
Jozi: Unë jam ndjerë shumë keq për atë që kam thënë për Rozanën. I jam betuar dhe ajo më kërkoi të mos e bëja. Kur ma kanë shpjeguar më mirë, e mora në dhomën e gjumit, jemi sqaruar dhe e shkuar e harruar.
Më pas u hap një klip kur Jozi thotë: Pesë minuta po të fiken kamerat, unë Rozana Radin e shqyej, ja nxjerr sytë.
Këto fjal Jozi i justifikoi kështu: Kjo është diçka që i jam drejtuar Gertës në lidhje me problemet që ka pasur me Rozanën. Është një mendim i imi që kam të drejtë ta them dhe ta mendojë. Jo unë. Po flisja për Gertën.
Gerta: Më thotë mua me ngacmim. Nuk e kishte për veten. Këtë ja kam kundërshtuar gjithmonë Jozit. Unë në jetë jam shumë dashamirëse. Jozi imagjinon sikur unë të jem një person agresiv. Unë jam përpjekur gjithmonë duke i thënë Jozit që mos ta thoshte më këtë. Ai e thoshte në aspektin e shakasë, duke më interpretuar mua si një grua të fortë në shtëpi. Ai ja faturon forcës së mendimit, por që e shpreh në këtë lloj mënyre. Madje dhe Valbona i ka thënë që Gertë është shumë dashamirëse.
Jozi: Ky është thjesht një mendim që ja kam drejtuar Gertës. Po shoh një keqkuptim sepse s’e kam thënë për veten time. I kam thënë Gertës që më duket sikur ka dorë. Është edhe batutë në këtë mes.
Gerta: Është vërtet që është e rrezikshme prandaj Jozit i kam thënë “Stop”.
Për kë ke më shumë konsideratë aty brenda? Rozanën apo Gertën?
Jozi: Për Gertën.
Rozana: Jozi përsërit ato që ka bërë. I qëndroj asaj që kam thënë, që kur ka kërkuar falje, nuk ka qenë i sinqertë./Radar.al


