Administrata tatimore paralajmëron bizneset që të deklarojnë pagat reale të punonjësve brenda datës 20 të muajit tetor.
Në kuadër të planit të masave që paralajmëroi në nisje të muajit shtator, kryeministri Edi Rama si dhe Tatimet u kërkojnë bizneseve që të deklarojnë pagat reale të punonjësve, orët e punës, profesionin dhe numrin real të punonjësve të punësuar në biznesin e tyre.
Kjo gjtihashtu mbetet edhe një metodë e tërthortë për të “shënjestruar” ato apartamente që janë dhënë me qira për njësi biznesi por nuk janë deklaruar të tilla nga pronarët e tyre, me qëllim shmangien e tatimit mbi qiratë, i cili është në nivelin 15 %.
Meqenëse bizneset do të jenë të detyruara të bëjnë këtë deklarim dhe do të duhet të kenë kontrata të rregullta me pronarët e këtyre njësive, automatikisht ato do të përfshihen në sistemin tatimor.
Qeveria parashikon që të ardhurat nga tatimi mbi qiratë të kenë një rritje progresive nga viti në vit, ku nga 487 milionë lekë të projektuara në vitin 2024, të kapërcejnë në 1 miliardë lekë në 2025, për të arritur në 1.5 miliardë lekë në 2027-ën.
Paralajmërimi u bë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste më 8 shtator kur kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjithë punëdhënësit që nuk deklarojnë pagat e punonjësve do të arrestohen, njësoj si hajdutët e energjisë elektrike disa vite më parë.
LEXO EDHE:
Burg për mosdeklarimin e pagave/ Ekspertja e Ekonomisë zbulon arsyet pse ky plan mund të dështojë


