Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ukrainë: 1000 ditë luftë dhe pasojat e saj

    November 19, 2024
    Ukrainë: 1000 ditë luftë dhe pasojat e saj

    UKRAINË– Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka pasoja mbarëbotërore. Me më shumë se 10 milionë të dëbuar, lufta në Ukrainë, sipas të dhënave të UNHCR-së, ai ka shkaktuar krizën më të madhe të dëbimeve në mbarë botën.

    Përpara 1000 ditësh Rusianisi sulmin e zgjeruar ndaj Ukrainës. Pas avancimeve të shpejta të ushtrisë ruse mbrojtësit ukrainas ia dolën, që ta sprapsin sulmuesin kryesisht në kufirin verior. Edhe në jug Ukraina e zhvendosi ushtrinë ruse pas Dnjipros, lumi më i madh i vendit. Në verën 2024 ushtria ukrainase ndërmori me sukses kundërsulmet në territorin rus në Oblast Kursk. Ushtria zyrtare ukrainase u mbështet gjatë këtij kundërsulmi pjesërisht nga grupet partizane paraushtarake.

    Pjesë të tjera të mëdha të Ukrainës – kryesisht në rajonin Lugansk, Donjeck, Zaporishja dhe Kerson – vazhdojnë të mbeten nën kontrollin rus. Gadishullin e Krimesë Moska e pushtoi në mars 2014 duke e aneksuar. Në përgjithësi fronti për rreth dy vjet nuk ka lëvizur. E ndërkohë kjo po duket si një luftë cfilitëse.

    Miliona janë në arrati

    Me më shumë se 10 milionë të dëbuar, lufta në Ukrainë, sipas të dhënave të UNHCR-së, ka shkaktuar krizën më të madhe të dëbimeve në mbarë botën.

    6,7 milionë refugjatë ukrainas kanë gjetur strehim në vendet europiane: vetëm në gjysmën e parë të vitit 2024 këtyre iu shtuan edhe 400.000 të tjerë. Brenda Ukrainës një pjesë e madhe prej rreth 4 milionë vetë vazhdojnë të jenë në arrati duke u larguar nga pjesa lindore e vendit të tyre. “Një numër i madh fëmijësh po vazhdojnë të ndjekin mësimet online duke mbetur kësisoj të shkëputur nga intekativiteti social dhe përvojat në klasë”, tha javën e kaluar në Gjenevë Kelly T. Clements, zëvendëse e Komisares së Lartë të UNHCR-së.

    Gjendja humanitare në përgjithësi që nga fillimi i luftës në Ukrainë është përkeqsuar në mënyrë dramatike, sipas të dhënave të Zyrës së OKB-së për Çështjet Humanitare (UNOCHA).

    Sipas të dhënave të OKB-së rreth 40 përqind e popullsisë është e varur nga ndihma humanitare. Për të mbuluar nevojat themelore të këtyre njerëzve, UNOCHA-së dhe UNHCR-së i nevojiten ndihma në vlerën rreth 4 miliardë euro.

    Ekonomia ruse e luftës po tregon qëndrueshmëri

    Bashkimi Europian dhe të tjerë aleatë perëndimorë që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës përpara 1000 ditësh i kanë vendosur sanksione ekonomike Rusisë, megjithatë pasojat nuk e kanë dhënë efektin e parashikuar. Pas një dobësimi të përkohshëm në vitin 2022 produkti bruto në vend i Federatës Ruse përmes riorientimit nga ekonomia e luftës dhe falë mbështetjes nga Pekini e mori veten shpejt. E njëjta gjë vlen edhe për kursin e këmbimit të rublës.

    Kjo shpjegohet ndër të tjera me faktin, se bllokada ndaj importeve të energjisë me bazë fosile si gazi natyror, nafta dhe qymyri nga Rusia, nuk dha efektin e parashikuar për të pakësuar dukshëm të ardhurat e Moskës nga eksporti. Koncernet shtetërore gjetën tregje të tjera për shitjen e lëndëve të para si në Kinë dhe Indi. Po ashtu ka disa të dhëna, që pasuritë nëntokësore ruse pavarësisht embargos përfundojnë në vendet e BE-së – përmes rrugëve të tërthota nga vende të treta. Rritja e çmimit të gazit natyror nga Rusia, ka bërë që humbjet prej sanksioneve të mos jenë as të ndjeshme sa kishin shpresuar shtetet sanksionuese.

    Miliarda për ushtrinë ukrainase

    BE-ja dhe NATO mbështesin Ukrainën jo vetëm përmes sanksioneve ndaj Rusisë agresore, por Kievi merr edhe ndihma financiare dhe humanitare. Kontributin më të madh e ka dhënë SHBA-ja.Që nga fillimi i luftës më 24 shkurt 2022 dhe fundi i gushtit 2024 SHBA kanë vënë në dispozicion gati 85 miliardë euro, sipas vlerësimeve të Institutit të Kielit për Ekonominë Botërore. Ndihmat e BE-së si dhe të vendeve anëtare brenda kësaj periudhe kohore kanë qenë mbi 100 miliardë euro. Po ashtu Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja janë ndër vendet më të mëdha donatore.

    Presidenti i ri i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, në fushatën elektorale ka deklaruar, se do të pakësojë dukshëm ndihmat për Ukrainën. Ukraina mund ta ketë një shans për të luftuar kundër Rusisë vetëm nëse vendet e tjera donatore do t’i shtojnë ndihmat e tyre./DW

    1000 ditë luftë Lufta Ukraine-Rusi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.