Një plan i fshehtë për një armëpushim të negociuar mes Rusisë dhe Ukrainës, i përgatitur nga rrethi i ngushtë i Donald Trump, është zbuluar nga media polake Onet. Sipas raportimit, propozimi është dërguar në Moskë dhe thuhet se është koordinuar me disa vende evropiane, në përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve përmes një formule që mund të favorizojë Rusinë.
Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje paqeje, por për një ndërprerje të zgjatur të luftimeve, ndërkohë që statusi i territoreve të pushtuara mbetet i pazgjidhur për dekada.
Trump team’s secret offer to Moscow leaked.
According to Polish outlet Onet, Moscow received a favorable ceasefire proposal from Trump’s circle, allegedly coordinated with European powers.
Key terms:
— Ceasefire, not peace.
— De facto recognition of Russia’s territorial gains,… pic.twitter.com/ILmgDCZaCe— Clash Report (@clashreport) August 7, 2025
Pikat kyçe të planit të Trumpit për armëpushim:
Ndërprerje luftimeve, por pa përcaktim të statusit ligjor të territoreve;
Njohje de facto e pushtimeve ruse – me shtyrje të negociatave për 49 deri në 99 vjet;
Lehtësim gradual i sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë rifillimin e eksporteve të gazit dhe naftës drejt BE-së;
Asnjë garanci për ndaljen e zgjerimit të NATO-s – një pikë kyçe për Moskën;
Vazhdim i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, që mendohet të jetë e pranueshme për Rusinë.
Ky propozim nuk është bërë ende publik nga Uashingtoni apo Moska, dhe nuk ka ende një reagim zyrtar nga Ukraina apo partnerët perëndimorë. Megjithatë, lajmi për ofertën ka ndezur spekulime mbi një takim të afërt mes Trump dhe Putinit, i cili mund të shënojë një kthesë të rëndësishme në rrjedhën e konfliktit.


