Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ukraina: Kemi nën kontroll 74 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë

    August 14, 2024
    Ukraina thotë se forcat e saj i kanë nën kontroll 74 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë

    Kryekomandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, tha të martën vonë se forcat ukrainase i kanë marrë nën kontroll 74 vendbanime në rajonin Kursk të Rusisë.

    Gjenerali Syrskiy e informoi presidentin Volodymyr Zelensky përmes një videolidhjeje, duke i treguar atij se ushtria e Kievit ka shënuar përparim në drejtime të ndryshme deri në 3 kilometra në 24 orët e fundit, si dhe ka zënë territor të ri prej 40 kilometra katrorësh.

    Zelensky tha në Telegram se është në kontakt të vazhdueshëm me Syrskiyn, për të pranuar raportet nga fronti dhe nga rajoni i Kurskit. Me gjithë vështirësitë dhe betejat intensive, përparimi po vazhdon, tha ai.

    “Unë u jam mirënjohës ushtarëve tanë për shërbimin e tyre heroik”, tha ai.

    Më vonë, Zelensky tha në një videomesazh se qindra ushtarë rusë janë dorëzuar në duart e forcave ukrainase në rajonin e Kurskit dhe se të gjithë atyre u garantohet trajtim njerëzor.

    Disa analistë të luftës kanë thënë se Ukraina mund ta ketë nisur inkursionin për t’i bërë forcat e Kremlinit të largohen nga vija e frontit dhe të kthehen për ta mbrojtur Kurskin dhe zonat e tjera kufitare. Por, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat e Kremlinit i kanë rritur sulmet në lindje të Ukrainës.

    Sipas Shtabit të Përgjithshëm, në 24 orët e fundit trupat ruse i kryen 52 sulme në zonën e Pokrovskit, një qytezë në rajonin Donjeck të Ukrainës, i cili ndodhet afër vijës së frontit. Ky është përafërsisht dyfishi i sulmeve ditore në këtë pjesë para një jave.

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha të martën se e ka njoftuar shefin e BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, për operacionin e Kievit në rajonin e Kurskit.

    Forcat ukrainase e filluan një inkursion befasues në rajonin e Kurskit më 6 gusht dhe i kanë kapur rreth 1.000 kilometra katror territor dhe qendra të shumta banimi.

    Nuk është e mundur të verifikohen pretendimet nga fushëbetejat, edhe pse është raportuar se forcat ukrainase janë futur edhe më thellë brenda Rusisë.

    Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Heorhiy Tykhy, tha të martën se “Ukraina nuk është e interesuar ta marrë territorin e rajonit të Kurskit”.

    Ai tha se Rusia i ka kryer më shumë se 2.000 sulme nga rajoni i Kurskit në muajt e fundit, duke përdorur raketa kundërajrore, artileri, mortaja, dronë, 255 bomba dhe më shumë se 100 raketa.

    “Qëllimi i këtij operacioni është mbrojtja e jetës së fëmijëve, mbrojtja e territorit të Ukrainës nga sulmet ruse. Këto veprime të Ukrainës janë plotësisht të ligjshme”, tha ai.

    Guvernatori në detyrë i Kurskit, Aleksei Smirnov, raportoi para presidentit rus, Vladimir Putin, më 12 gusht, se 28 vendbanime “janë nën kontrollin e armikut”./REL

    Kursk Rusi Ukraina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pagesat nëpërmjet bankës u rritën me 22% për tremujorin e parë

    June 15, 2026

    U ekzekutua me breshëri aut*matiku, ja kush është Valter Lleshi

    June 15, 2026

    Shkodra po shndërrohet në surprizën e re të turizmit, ka rritjen më të lartë të prenotimeve

    June 15, 2026

    I dënuar me burgim të përjetshëm për vr*sje, arrestohet në Belgjikë “Gert Gjenerali”

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.